Incident në minierën e Bulqizës, një punonjës bllokohet brenda galerisë pas rënies së…

Sep 15, 2021 | 14:13
SHPËRNDAJE
minierabulqizes
Foto ilustruese

Një incident është shënuar ditën e sotme në minierat e Bulqizës. Sipas News24, një punonjës i nëntokës ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë në zonën D në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme ku në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Autoritetet po punojnë për pastrimin e galerisë dhe për të shpëtuar punëtorin që ka mbetur i bllokuar.

Deri më tani, nga informacionet paraprake nuk dihet ende fati i personit që ka mbetur i bllokuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura