Incident apo e qëllimshme? Burri del nga makina për të pirë cigare, bashkëshortja ulet në vendin e shoferit dhe e lë në mes të autostradës

Oct 27, 2021 | 10:33
SHPËRNDAJE

trafikgjermani

Një incident është regjistruar gjatë fundjavës në Gjermani. Një burrë i cili udhëtonte me të shoqen me makinë, ndaloi për të pirë cigare në autostradën A7 në Fussen.

Për arsye ende të paqarta, gruaja e tij u ul në vendin e shoferit dhe u largua për të vijuar e vetme udhëtimin.

Pas disa minutash, burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, njoftoi policinë e Bavarisë lidhur me ngjarjen në fjalë.

Një patrullë erdhi e mori dhe e dërgoi në komisariat, nga ku kontaktuan bashkëshorten e tij, e cila erdhi e mori sërish bashkëshortin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura