“Inceneratori i Fierit, vjedhje e pastër”/ Anëtarët e Komisionit Hetimor në terren: Koncesionarit i janë dhënë 28 mln euro për një impiant që s’ekziston

Feb 8, 2022 | 17:40
SHPËRNDAJE

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Dhurata Çupi dhe Lefter Gështenja ishin në Fier menjëherë pas mbledhjes së Komisionit Hetimor.  

dhurata

Ata vizituan nga afër vendin për të cilin janë dhënë nga buxheti i shtetit 28 milionë euro për një impiant të përpunimit të mbetjeve i cili nuk është vënë në punë sepse nuk  ekziston.

Deputetja Dhurata Çupi theksoi se depozita e mbetjeve është bosh. “Kontrata është lidhur në vitin 2016 dhe duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 ku objekti nuk funksionon”.

DEKLARATA

Vijmë nga Komisioni Hetimor. Media juaj e ka ndjekur punën e këtij Komisioni Hetimor. Kolegët socialistë në planin e punës kishin parashikuar të bënim edhe një vizitë në objekt dhe sicc e shikoni objekti nuk punon, nuk është funksional. Kaq e thjeshtë është. Nuk ka mbetje që përpunohen. Depozita është bosh. E keni filmuar sepse unë insistova që të filmohet. Depozita e mbetjeve është bosh. Kontrata është lidhur në vitin 2016 duhej të përfundonte në 2019. Tani jemi në vitin 2022 ku objekti nuk funksionon. Ndërkohë janë 28 milionë euro të vëna në dispozicion për konccesionarin.

Pyetje: Ju jeni e informuar se mbetjet nuk shkojnë në incenerator por në fushën e mbetjeve në . A është një zgjidhje

Dhurata Çupi: Objekti i Komisionit Hetimor ka qenë ndjekja e proccedurave ligjore deri në lidhjen e kontratës me konccesionarin. Si është zbatuar kontrata. Si kanë kaluar 28 milionë euro nga buxheti i shtetit tek konccesionari,

Dhe si është keqpërdorur fondi për shpronësimin ndërkohë që nuk i dihet sa toka shtetërore, të cilat mund t’ia kursente taksapaguesve shqiptarë pjesën e shpronësisë.

Këto tre emelementë ketu janë të qarta dhe të verifikuara që opozita ka vite që i ka denoncuar dhe ka ngritur Komisionin Hetimor dhe atë që opozita flet drejtpërdrejt me qytetarët. Të denoncojë atë që shkon keq.

Pyetje: Nuk është e udhës që të përmendet zgjidhja që u është dhënë mbetjeve, jo në Fier, mënyrën se si është dhënë?

Dhurata Çupi: Unë nuk e kam problem të flas, por nuk mund të jap një zgjidhje teknike. Jam anëtare e Komisionit Hetimor lidhur me objektin e Komisionit Hetimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura