“Il Giornale ella Moda”, gazeta italiane me udhëzime rrobaqepësie në shqip

Aug 27, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Gazetaria e modës u zhvillua fillimisht në Francë (ku tjetër) në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, së pari mes elitës europiane, borgjezëve, fisnikëve e më pas, edhe mes shtresës së mesme. Si pasqyrë e një epoke që karakterizohej nga ndryshime të mëdha social-kulturore, ky zhanër i ri gazetarie është bërë i njohur për njerëzit, falë zhvillimit të mjeteve të komunikimit, duke e zgjeruar kështu publikun dekadë pas dekade.

12508839_10207577745873465_5093420006698303152_n

Bëhet fjalë për një mënyrë të re komunikimi të atyre kohëve, për të cilin informacioni dhe vizatimet ishin diçka më e lehtë e argëtuese, krahasuar me kronikën e zezë që mbizotëronte përgjithësisht nëpër gazeta. Imazhet e teksteve në këto raste ishin të domosdoshme, ndryshe nuk mund të perceptoheshin faqet e modës.

Në to shohim evolucionin e shijes, kryesisht në ndryshimet e veshjeve të zonjave të qytetit. Pjesa argëtuese, karakteristikë e këtyre faqeve udhëzuese dhe e kësaj gazetarie, është pjesa instruktuese. Nuk dimë se sa prej grave nën ndikimin dhe “leksionet” e këtyre gazetave kanë nisur e më pas zhvilluar rrobaqepësinë.

Ne i hasëm fotografitë që po ju tregojmë te fotografitë e postuara te Rovena Sakja, e cila për shkak të punës së gjatë të doktoraturës në “La Sapienza” është ndeshur edhe me këto imazhe që i ka fotografuar e ndarë. “Il Giornale della Moda” ishte gazetë italiane me disa faqe në shqip. Nga aq pak sa mund të dallohet, duket përkthimi i detajuar i të gjitha proceseve.

12376375_10207577741873365_394039209025095533_n

MODA DHE SHOQËRIA

Interesi për modën, për ta kthyer kështu në fenomen social, u afirmua përfundimisht në shoqërinë borgjeze në fillim të shekullit XIX, me lindjen e shoqërisë demokratike. Sigurisht që nuk është rastësi fakti që zhvillimet e para të kësaj fushe, më shumë se çdo vend tjetër, i pati Franca dhe Anglia. Moda dhe nevoja për ta komunikuar u imponua si fenomen social, kur veshja nuk shërbente më vetëm për të bërë dallimet midis shtresave shoqërore, por për t’iu bindur lirisë së individit.

12523140_10207577743873415_9058799293991111724_n

HISTORIA E SHKOLLËS DHE GAZETËS

Gazeta “Il Giornale della Moda”, drejtuar nga Arduino Panaro, ka qenë e njohur në Itali dhe jashtë saj, në rastin tonë në Shqipëri ka qenë gjithashtu e dobishme dhe e lexuar. Drejtuesi i gazetës ka qenë gjithashtu drejtuesi i shkollës së “prerjes dhe copave” dhe ka nxjerrë prej institucionit të tij mijëra studentë në të gjithë botën, në një epokë që quheshin vetë “rrobaqepëse”.

Sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, emri i Panaros është i lidhur ngushtë me prerjen e copave. Prej shkollë së tij dilnin rreth 7000 studentë çdo vit. Fotografitë e gazetës që po ju tregojmë, me faqet në shqip, janë të vitit 1940.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura