…iku legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, nderi i qytetit të Elbasanit…

Jan 16, 2021 | 14:06
SHPËRNDAJE

Nga Prof.As.Dr.Shpëtim ÇAUSHI/ Dirigjent Sulejman BALTËZA

Astrit Lopari

Ditë të vështira për gjithë njerëzimin, anembanë botës. Kjo sëmundje e mallkuar na solli dhimbje duke treguar pabesinë e saj, duke marrë njerëz të cilët bëjnë nder sa janë në jetë, por edhe kur ikin flasin më shumë me veprat e tyre, memodestinë, korrektësinë, madhështinë e jetës të jetuar me punë, dinjitet, profesionalizëm të lartë, thjeshtësinë e jetës së merituar. Të gjithë kemi ardhur në jetë, dhe një ditë do të largohemi, ky është ligji i jetës në tokë, ky është ligji i natyralizmit që ne i përkasim. Dhimbje e madhe për familjarët, shokët, miqtë, bashkëpunëtorët, nxënësit, talentet e dalë nga shkolla Artistike “Onufri”, për qytetarët që e njihnin dhe e nderonin Drejtorin legjendë, Astrit Lopari, nderin e qytetit të Elbasanit. Nuk e mendonim, por Drejtori iku, iku lart në përjetësi.Nuk është e vështirë për secilin nga ne që patëm fatin të punojmë me njeriun model, me kërkesa të larta profesionale, të tregojmë për kontributin e Drejtorit në arritjet e nxënësve, në kultivimin, edukimin, nxitjen dhe evidentimin e talenteve të reja, në arritjet e shkollës, në lartësimin e artit kombëtar, por dhe rezonancën europiane dhe më gjerë ku artistët e rinj të përzgjedhur, të drejtuar nga Drejor Astriti punojnë si përfaqësues të shkollës Artistike “Onufri”, si arritje të shkollës kombëtare, si përfaqësues të artit shqiptar. Në art meritojnë vlerë ata që kanë vlerë.Astrit Lopari lindi në qytetin e Elbasanit nga një Familje me tradita arsim-dashëse, si pasardhës i personaliteteve të mëdhenj të rilindjes në fushën e arsimit dhe kulturës. (M. Kraja Mësuesit për kombin shqiptar, f 301), gjurmë të cilat i vazhdoi me shumë dashuri dhe përkushtim. Ndër nxënësit e parë të shkollës së muzikës tregoitalentin dhe pasionin për artin ku studioi që në klasën e parë për violinë, vazhdoi në gjimnazin “Dh.Todri” ku dallohej për arritje të larta, si një nga nxënësit më të mirë në shkollë. Në vitet 1967 – 1972studioi në Konservatorin  e Tiranës, dega Muzikë, specialiteti Teoritik – Kritik. Më pas përfundon studimet e thelluara pasuniversitare për Kritik Arti. Gjatë gjithë viteve në punë ka kontribut evident, të spikatur, të pazëvendësueshëm, si rrallë kush në fushën e mesimdhënies, nëorganizimin dhe drejtimin e gjithë aktiviteteve kulturore, artistike, si drejtues artistik, si udhëheqës artistik në qytet, si drejtues, si legjenda e shkollës Artistike “Onufri”, si nderi i qytetit. “Pedagogjia është dituria e arti i mësimit dhe i edukimittë njeriut, që synon t’ia shtjellojë fuqitë e mendjes dhe të trupit në një mënyrë sa më të mbarueme, për t’a bërë të vlefshëm për veten e vet e për shoqërinë” “A.Xhuvani” 2424 Aforizma për Edukimin f. 12Xh.Zekaj,V.Kuri. Arritjet gjatë viteve të shkollimit e edukuan dhe formuan si njeri dhe si kritik arti, si artist, duke u paraqitur përherë me një modesti tejet të natyrshme, duke qenë mik për të gjithë. Oponenca e Drejtorit ishte reale, duke thënë gjithçka me pak fjalë, por me shumë kuptim, tejet elegante,vlerësuese, që na bënte të mendonim.Kontributi në fushën e pedagogjisë, në mësimdhënie filloi në shkollën e mesme Pedagogjike “L.Gurakuqi”, në Universitetin “A.Xhuvani”dhe në shkollën artistike “Onufri” për më shumë se tri dekada e gjysëm. Drejtori impononte disiplinë pune dhe artistike, efektiv në organizim dhe drejtim. Ndiqte rregullisht të gjithë kontrollet mujore teknike tëçdo nxënësi në të gjitha degët si piano, harqe, frymë, kanto, duke parë nivelin e secilitnxënës në provimin semestral, më tej duke i bërë pjesë të orkestrës së shkollës dhe orkestrës së filarmonisësë qytetit, duke nxjerrë në koncerte instrumentale nxënësit e kantos, pianos, harqeve frymës etj. Dhe me vizionin e kontributin e tij shkolla mundësoi hapjen e degëve të reja të arteve pamore si pikturë, skulpturë por dhe në muzikë hapjen e klasës së fizarmonikës, kitares etj. Duke qenë pjesë e grupit të MAS, ka kontribut profesional, specifik në reformimine programeve mësimore për shkollat artistike, duke dhënë shembullin më të parë me arritjet në shkollën “Onufri”, duke u bërë shembull për shkollat e tjera artistike, e me gjerë.“Vlerësimi është element i pranishëm nëçdo veprimtari mësimore që duhet bërë me synime të caktuara dhe për objektiva konkrete” A.Shashaj Metodika e mësimit të gjuhës amtaref.173.Orkestra e shkollës, instrumentistët, nxënësit me ekspozitat e arteve figurative pamore e dinin se në fund tëçdo semestri do të përfaqësoheshin, për më shumë secili priste, do të merrte vlerësimin estetik në tri kohë të Drejtorit.Me Drejtorin shkolla artistike “Onufri” fitoi dinjitetin e përgatitjes së nxënësve, artistë të ardhshëm, për të fituar në konkurset për studime universitare, për t’u përfaqësuar në skenat më prestigjioze europiane dhe më gjerë. Të shumtë janë këto artistë të rinj kudo në skena, qërespektojnë me dashuri, krenohen, vlerësojnë me mirënjohje përkushtimin dhe profesionalizmine Drejtor Astritit.Niveli natyror prej lideri bashkuar me përgatitjen dhe njohjen e ligjësive të zhvillimit të artit në përgjithësi e posaçërisht artit muzikor deri në qelizëi jepnin autoritetin e vlerësimit real,objektiv dhe perspektiv analizës së bërë nga Astriti. Thjeshtësia, e vërteta e ftonte gjithmonë të vlerësonte dhe t’a dëgjonin, duke përcaktuar shkallën, arritjet, mangësitë, mënyrën zhvilluesedhe perspektivën në rrugën e vështirë por shumë të bukur të komunikimit me tinguj, me ngjyra,me fjalë të zgjedhura. Të shumtë janë artikujt dhe studimet kritike në shtypin e kohës.Jeta dhe vepra e tij është arritje kuptimplotë në art dhe estetikë. Bashkëkohësia është gjithë trashëgimia që krijoi, ndërtoi, lartësoi deri në skenat më të larta të arritjeve në art, në kulturë, në dinjitetin e artistit, estetit me kontribute jetësore. Një tjetër referencë në panteonin endritur të kulturës së qytetit tonë. “Ato na shohin dhe na dëgjojnë, ne i flasim por nuk i shohim”.Humbëm vëllain, shokun, mikun që bëri shumë për artin, arsimin dhe kulturën e qytetittonë. Për të vlerësuar punën dhe figurën e Drejtorit, artistit, estetit, njeriut të mirë, z.AstritLopari i sugjerojmë përfaqësuesve të pushtetit të përjetësojnë kontributin e Tij në emërtimin enjë institucioni arsimor, kulturor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura