Ikën Halim Kosova, mandatin e PD e merr ish-deputeti i PS Asllan Dogjani

Apr 17, 2015 | 6:55
SHPËRNDAJE

Me zyrtarizimin e kandidaturës së Halim Kosovës në garën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 Qershorit, vendin e deputetit demokrat do ta zërë ish-deputeti i PS Asllan Dogjani. 

Asllan Dogjani

Ai ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. I lindur në Kukës më 15 nëntor 1967, është zgjedhur deputetet për Qarkun e Kukësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.

Dogjani ka kryer studimet në Akademinë e Rendit Publik, Tiranë, Shkollën e Gjuhëve të Huaja, Toronto, Kanada, dhe studimet për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Mban një master në drejtësi penale nga ky fakultet.

Ai ka punuar si specialist i Policisë Kriminale në Shkodër, në Forcat Renea, Inspektor dhe Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin Nr. 4 në Tiranë, dhe Drejtor Policie për Qarqet Fier, Gjirokastër dhe Shkodër.

Asllan Dogjani ka mbajtur po ashtu postin e Shefit të Sektorit të Koordinimit të Territorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Lista shume emerore e PD

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura