Ia mbathën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Në Shqipëri paskan shkuar edhe disa ‘dinakë’

Aug 17, 2023 | 19:35
SHPËRNDAJE

Mediat italiane kanë reaguar pas lajmit se në një restorant në qytetin e Beratit, turistët italianë ia mbathën pa paguar dhe ikën me vrap.

Capture

Në shkrimin e mediat italiane ‘Open Online’, theksohet se turistët në Shqipëri kanë qenë të shumtë të cilët kanë shijuar brigjet e detit dhe shumë oferta të mira në lidhje me çmimet.

Por ‘Open Online’  shkruan se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

“Për shumë italianë, vera e vitit 2023 ishte e lidhur me Shqipërinë: ikja nga brigjet kombëtare, shkaktoi rekordin historik  të nisjeve verore drejt Tiranës. Një ‘pushtim’ që banorët vendas nuk mund të mos e vinte re. Megjithatë, jo gjithmonë me kënaqësi, pasi disa turistë duket se kanë sjellje të këqija: ky është rasti i një grupi prej katër italianësh që u larguan nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro. Gjithçka ka ndodhur në Berat, një qytet historik në qendër të vendit. Sipas gazetave lokale tha pronari i restorantit, se nuk kishte bërë as përpjekjen më të vogël për t’i ndjekur”, shkruan media italiane.

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura