VIDEO/ Turistët italianë ia mbathën pa paguar nga restoranti në Berat, biznesi publikon pamjet: Me lekët e papaguara bëni diçka të mirë

Aug 16, 2023 | 22:52
SHPËRNDAJE

Një restorant në qytetin e Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë, ku pretendon se këta të fundit janë larguar pa paguar.

Capture

Restoranti  ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, shihen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Krahas videos, restoranti në rrjete sociale shkrua “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura