I shpallur në kërkim për drogë, policia arreston 47-vjeçarin

Jun 28, 2022 | 16:17
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

arrestim

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjorica” u arrestua shtetasi B. O., 47 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Njoftimi i policisë

DVP Dibër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim nga DVP Fier.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Gjorica”.

Në kuadër të këtij operacioni, në njësinë administrative  Gjoricë,  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. O., 47 vjeç, banues në njësinë administrative Gjoricë, Bulqizë .

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë  Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier,  ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura