I shpalli në kërkim, deputeti i PS-së ironizon Ndocajn: Barkderri s’di të shkruaj emrin, ka rënë në dashuri me…

Sep 25, 2017 | 18:21
SHPËRNDAJE

Deputeti Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës Pjerin Ndreu, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, lidhur me një status të publikuar një ditë më parë nga Eduart Ndocaj, i cili shkruante se ka disa deputetë që kur morën mandatin nuk janë parë më në Lezhë. Ndër to ishte dhe deputeti socialist.

Por Ndreu shkruan se: “Ne 7 dite te pakten 4 dite ne deputete e PS Lezhe i bejme ne zone. Takojme gjithkend. Ju hapim telefonin gjithkujt pa perjashtim. Mirepo ka ca qe kane ra ne dashni me idiotesite e veta qe sna shohin ! Ne ne fakt nuk jemi atje per keta supaxhinjt barkderre qe sdine me shkru emrin dhe paguajne njerez me ju shkrujte statuse ne Fb. Ne do vazhdojme te jemi ne krye te detyres duke permbushe premtimet tona, ndersa keta llupsa byreqesh le te zhgerryhen ne llumin e idiotesive qe kane gatu vete ! Love you Lezha!”.

21558784_503046340030887_8635103671377492051_n 21752119_503046350030886_4800040311117666767_n 21742943_503046336697554_4303082940105230758_n 21616552_503046330030888_2687428060721511619_n 21616311_503046333364221_6984144797712419960_n

Ky status është një mesazh për Ndocajn i cili shkruante: “Keta jane deputetet e Qarkut Lezhe qe nga dita e marrjes se mandatit s’jane pare me ne Lezhe. Qytetaret i kane shpallur ne kerkim!

Kush gjene njerin nga ata do te marre nga komuniteti shperblim 10.000 dollar e kush i gjene te 7 shate bashke ne qytetin e Lezhes apo kudo ne Qarke, merr shperblimin 70.000 dollar”.

1233

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura