I pakënaqur me ardhjen e Zabitzer-it, Bruno Fernandesh ultimatum trajnerit: Dua të luaj çdo ndeshje!

Feb 3, 2023 | 19:13
SHPËRNDAJE

Nënshkrimi me Marsel Zabicer duket se nuk i ka kënaqur të gjithë në kampin e Mançester Junajtid e një ndër ta është Bruno Fernandesh.

fer

Afrimi i ri mbart të njëjtin rol si luizitani, çka nënkupton se në takim me më pak rëndësi austriaku do të jetë alternativa e duhur.

Por reagimi i fundit nga Bruno ka qenë i prerë: “Jam në formën më të mirë dhe i shëndetshëm nga ana fizike, çka do të thotë se dua të luaj në të gjitha ndeshjet, pavarësisht mbingarkesës. Është e natyrshme që trajneri të mendojë në momentet të caktuara mbi rrotacionin, ndonëse për mua kjo strategji nuk më shërben”, tha 28-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura