‘I pagdhendur, e quan veten profesor’, Agron Tufa i përgjigjet Sadik Bejkos

Mar 8, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Diana Çuli përplas ashpër dy profesorë, Sadik Bejkon me Agron Tufën. Replika e akuza të forta në distancë mes tyre, në vijim të një debati të nisur qysh prej ditës që Tufa prishi aktivitetin letrar të Çulit, duke e quajtur atë vrasëse që coi para pushkatimit poetin Genc Leka.

bejko,-tufa

Në debat u përfshi edhe profesor Bejko, teksa në një postim në faqen e tij në FB, e akuzon Tufën, jo vetëm të nxituar, por edhe të pagdhendur, paçka se profesor.

“Tufa eshte I nxituar. Ai thote se Diana vrau njerez. C’i pagedhenduR qe e quan vten profesor. Madje profesor I studiuar ne Moske. Per mua disa nga kete pRofet jane fare”-shkruan Bejko.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tufës, që i përgjigjet Bejkos se nuk i flet logjika, por rakia.

Postimi i Sadik Bejkos 

Keto dite ka plasur nje debat qe kishte reshtur prej ca vitesh. Si I moshuar e veteran tashme me pelqen. Por dhe ca si shume ky debat po me shpon ne eshtrA si reumatizma. Me derrmon dhe me intrigon si enigmat kur nje zjarr a vater vullkanore qe te duket se u fashit, befas ngjallet si vullkani Etna.

Ngjallet dhe fillon e vjell zjarR e flake e avuj me sulfur ferri, me magme me tmerr llave Vullkanore perseri. A tufa B Njuma E Bardhuli A Peci, disa prej ketyre ish studente te m’i,po ngjajllin prape per interesa… antagonizma, protagonizma, preferencA paresh, bordesh a biznesi, pra, jo nga parime te qendrueshme e te larta morali jo se u plasi per Vilsonin dhe Genc Leken, por po debatojne si ne erresire per dicka qe une e kam dokumentuar e kthjelluar.

Keta ish studente qe nuk lexojne paraardhesit shtiren te ngjiten ne qiej per te luftuar me diaj e me engjej, por per interesa tokesore. Jo parimore. Djajte jane rrezuar ne ferr prej kohesh dhe perjete e kane vendin ne ferr.

Diana Culi nuk eshte vrasese. Me keq se nje vrasese, ajo eshte nje fantazme. O eshte nje fantazme e bukur. Nen teshat e fytyren e saj te bukur jane eshtrat e kalbura mishrat e kalbura jo te njerzve. Jo Diana nuk ka vrare Njerez. Njerezit i vriste Enveri, diktatura.

A Tufa eshte I nxituar. Ai thote se Diana vrau njerez. C’i pagedhenduR qe e quan vten profesor. Madje profesor I studiuar ne Moske. Per mua disa nga kete pRofet jane fare.

Diana ka vrare poezi. Merreni vesh o ju qe jeni ne kulture e ne letersi. Diana Vrau nje gje qe nuk vritet. Vrau letersi. A vritet letersia moj Alda Bardhuli e moj ti Beti Njuma? A Vritet ajo qe Genc Leka e Vilson Bllooshmi, edhe sikur penalisht te jene delikuente, a vriten ata se shkruan poezi.

Cfare shkrimtareja, cfare na ishte kjo Dana qe vijhej ne krahe te vrasesve, Pa qene vrasese, pse kjo Diana shkruante fjale , ekspertiza vrasese per sivellezerit qe si ajo benin letersi? Kush e detyroi Dianen vec ligesia e shpirtit te saj, vec Bloza e shpirtit te saj, e asaj qe ajo shpirterisht e donte diktaturen.

Kjo nga qe ajo ishte bije e pjelle diktature, kjo e detyroi ate qe te vriste poezine e kolegeve te saj, kolege qe ne kohe ishin me te talentuar sesa ajo ne letersi. Ky eshte krim. Te vresesh koleget si letrare si letersi, ky eshte e do te jete KRIM. Kultura shqiptare nuk do te dliret, pastrohet, pa u shlyer, pa e distancuaR veten qarte nga keto KRIME.

KRIMET incestet, tradHetite me dashnorin a me bashkeshortin nje grua ( Jo, jo Dianen) mund ta bejne simpatike. Kjo Diana Culi nje eksperte jo nje recensioniste a nje estete letresie, kjo Diana nje eksperte qe vriste poetet per arsye politike jo per prapelqime estetike, kjo Diana eshte ne burgun e vlerave morale. Ne ate burg apo vrasje, vrasje ku me dashje a pa dashje, por qe u be. U shpuan, shpartalluan tej e tej me plumb dy trupa njerezish realisht, ne ate burg e terr moralisht ajo e vuri veten. Ato qe duan ta nxjerrin.. . Nuk kane vend tjeter.

Reagimi i Agron Tufës

Keqardhje per reagimin e djeshem te prof. Sadik Bejkos ne faqen e vet ne lidhje me debatin rreth poetëve te pushkatuar, D.Ç, gazetareve dhe meje.

Keqardhje qe i fut te gjithe ne një thes. Keqardhje per fyerjet dhe një pjese te atyre, te cilet pershendesin njekohesisht reagimin tim dhe te tij.

Keqardhje per fjalet e padenja, qe nuk ia kam borxh. Duket se ne gryke Bejkos i flet rakia dhe produktet e Qoftore “Tymi”.

Bekjo e di mire se Tufa ne ketë histori nuk ka leverdi projektesh, perveçse zavalleve. Nuk ka leverdi financiare, siç pati ai me librin e tij “Vilsoni dhe Genci”, ku nuk guxoi te permendte enrat realë te atyre qe bene akt-ekspertizat, a thua se ato i shkruan zogjte e malit.

Por dihet: e verteta ben shumë armiq! Dhe raportet me të Verteten, lavdi Zotit, nuk m’i kushtezojne dot njerez te mbeshtjelle me kunfuzione e mjegulla si Saturni me unazat…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura