I nxehti përvëlues, ISHP 11 këshilla: Orët kur s’duhet të dilni jashtë, vishni…

Aug 14, 2019 | 9:54
SHPËRNDAJE

Instituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë disa rekomandime për qytetarët që të kenë kujdes në këto ditë të nxehta gushti, pasi temperaturat arritën kulmin dje dhe pardje me termometrin që kapi shifrën 42 gradë celcius.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ju renditen këshillat që duhen marrë parsysh, me qëllim përballimin sa më lehtë të kushteve të vështira atmosferike me të nxehtin përvëlues.

ishp

POSTIMI

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të ?tempreaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ⏰ ora ‪11:00‬ deri në ‪17:00‬).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët ❄️ dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. ?

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. ?

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. ?

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. ?

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. ?

Për personat që përdorin ?medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir. ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura