I ngacmojnë të dashurën gjatë festës, i riu plagos tre shqiptarë të tjerë

Jan 26, 2017 | 20:00
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar me banim në Itali është dënuar me 3 vite e tetë muaj burg për shkak se natën e vitit të ri tentoi të vriste me thikë rivalin e tij në dashuri.thikeNgjarja ka ndodhur në Prato, pak javë më parë, ku gjatë festës së ndërrimit të viteve në një klub nate, Fation Skëndi qëlloi me thikë një bashkatdhetarë të tij.

Sherri banal mes shqiptarëve degjeneroi në përdorimin e thikës pas fjalëve fyese mes tyre.

Shkak ishte pretendimi i 27-vjeçarit se po i ngacmonin të dashurën.

Pas sherrit, ku një prej shqiptarëve mbeti i plagosur rëndë pasi humbi shumë gjak dhe dy të tjerë morën plagë të lehta, Skëndi tentoi të largohej nga Italia. Ai u arrestua në aeroport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura