I moshuari kërkonte ndihmë për të bërë operacion në sy, gazetari i plotëson dëshirën

0
SHPËRNDAJE

Gazetari Osman Stafa i ndihmuar edhe nga të njohur të tij ka kryer një akt human, për t’u përgëzuar. Ai ka kontribuar për rikthimin e shkimit të një moshuari, i cili kishte dalë në rrugë për të mbledhur lekë për operacionin.23795314_1617633548297611_2712108036379396613_n

“Një ditë e bukur! Një ditë me “dritë” për gjysh Rexhepin! Atë e gjetëm në rrugë, teksa kishte dalë për të kërkuar lekë, për operacionin e donte të kryente në sy. Diabeti gati po e verbonte. Ai ishte i vetëm, pasi bashkëshortja i ka vdekur disa vite më parë. Prandaj, – thoshte, më duhet drita e syve, të eci vetë, të dal të marr ajër. E morëm, e dërguam dhe i bëmë të gjitha kontrollet në QSUT dhe klinika private. Pasi kontaktova me miq të mitë, vendosëm të mblidhnim një shumë parash që do t’i mundësonin atij të gjitha shërbimet. Doktor Amarildo Belshi, një mjek me zemër të madhe, pranoi që të gjitha vizitat dhe ndërhyrja me lazer, do të kryeheshin falas në klinikën e tij. Njërin sy e kishim humbur, diabeti kishte bërë të veten. Tjetri kishte nevojë për rreze lazer, që të mund t’i pengonte hemoragjinë, dhe të mos humbiste përfundimisht shikimin”, shkruan gazetari në Facebook.13600157_1140451359349168_5988265878483081621_n

Ai shpreh falenderime për të gjithë ekipin që e ndihmoi dhe njofton se ndërhyrja ka rezultuar e sukseshme dhe ‘gjyshi’ gëzon shëndet të plotë.

“Shumë falenderime dhe mirënjohje për doktorin. Ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe gjyshi tani është shëndoshë e mirë. Mirësia e dr. Amarildos na bëri që lekët që kishim mbledhur për gjyshin, t’ia japim atij për ilaçe, ushqim, e nevoja të tjera. Gjyshi shpreh me përulje, mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuan për të. Zoti i bekoftë të gjithe, – më thoshte. Gjyshi është mirë tani, e gjitha mbaroi dhe tani ai do të ecë pa një shoqërues. Të gjithë bashkë ia dolëm, sepse të gjithë e nisëm nga dashuria, dhe gjërat e vulosura me dashuri, janë të destinuara të kenë fund të lumtur. Po, sot, ishte një ditë e bukur.

p.s Falenderime pa masë për Alfir Qosja, shokun tim te gjimnazit i cili nga Franca kontribuoi për gjyshin, falenderoj Ilir Hoxhollin, zemërmirin që çdo herë përgjigjet kur i kërkojme ndihmë, falenderoj, Alvi Bajramaj,(zëdhënës i QSUT) personin bamirës, që asnjëhere s’më kthen për të tilla gjëra, Anxhela Dullen, Brikena Prifti, Xhevahir Asllanin, Juna Bregun e miq të tjerë, që, duke u bërë bashkë mundëm të bënim një të mirë, një gjyshi, që shpresa po i ikte dita-ditës. Sepse nëse bëhemi bashkë, gjithmonë ia dalim”.454587

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakDisiplina dënon Sulejman Starovën, Partizani pa trajner ndaj Skënderbeut
Artikulli tjetërKrizë shtetërore në Gjermani? Mos kini frikë, ja çfarë thotë Presidenti

S'KA KOMENTE

Comments are closed.