“I drejti zhytet, por nuk mbytet”- Akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me jetë Arbenitën, vjen reagimi i parë i Feros: Mos u viktimizo!

Jul 15, 2023 | 22:17
SHPËRNDAJE

Disa ditë më parë në rrjet qarkulloi lajmi se reperi i njohur Fero Fera ka dhunuar dhe ka kërcënuar partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Gjykata në Gjilan dha masën e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh për reperin, e së fundmi ka ardhur dhe reagimi i modeles e cila falenderonte të gjithë personat që janë shqetësuar për të, teksa shton se ajo dhe vajza e saj Nina janë mirë. Sakaq, Arbenita shprehej se besonte në drejtësi.

E menjëherë pas deklaratës së modeles, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e reperit i cili shkruan se drejtësia ëshyë thikë me dy presa, ku i bën të ditur partneres së tij që të mos viktimizohet përmes vajzës së tyre pasi për të është kujdesur nëna e tij.

Ndër të tjera, Fero shton se Arbenita e ka keqpërodur lirinë dhe durimin e tij. Këngëtari gjithashtu ka postuar dhe një foto të mamasë së tij ku shfaqet me vogëlushen ku krahas imazhit e falenderon që është kujdesur për të që në lindjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura