I dhanë fund lidhjes disa vjeçare, Ronela Hajati befason me gjestin ndaj Young Zerkës

Jul 11, 2020 | 9:47
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Ronela Hajati pak kohë më parë konfirmoi ndarjen nga Young Zerka.

Por pasi i dhanë fund lidhjes disa vjeçare, çifti kanë ruajtur një raport miqësor.

Madje mbështesin edhe njëri-tjetrin në projektet muzikore. Young Zerka nxori në treg të premten këngën “Pa Gajle” në bashkëpunim me Fifin dhe mbështetësja e tij më e madhe është Ronela Hajati.

Këngëtarja publikoi menjëherë këngën në rrjetin e saj social Instagram dhe shkroi: “Pa gajle” out now ???.

Në një intervistë së fundmi, ajo është shprehur se është më e padashuruar se asnjëherë tjetër dhe aktualisht është e fokusuar tek puna.

Ronela tha se izolimi e ndihmoi të rigjejë veten dhe t’ia nisë punës.

Ajo theksoi se është e kotë të kërkojë gjëra për të cilat nuk e di nëse do ndodhin ndonjëherë.

“Jam çuditërisht më e padashuruar se asnjëherë dhe jam vetëm, e fokusuar tek puna. Kjo karantina më ka ndihmuar shumë të rigjej vetveten, t’ia rinis punës me shpresën që Zoti i di të gjitha, i ka shkruar disa gjëra për ne. Ndonjëherë është e kotë të kërkojmë gjëra që nuk e dimë nëse do të bëhen ndonjëherë,”– tha këngëtarja e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

/Panoramaplus.al

    

           

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura