I dashuri i zbulon SMS-në, vajza e akademikut vret veten

Feb 12, 2016 | 20:53
SHPËRNDAJE

Një studente është gjetur e varur pranë banesës së të dashurit të saj fill pas ndarjes. E gjitha nisi nga zbulimi i një SMS-je, ku Nina Paunova shkruante se do të ndahej nga i dashuri, Sam Scott pas festimit të 21-vjetorit të saj.

mesayhi

Por jo vetëm kaq, në mesazh shpjegohej edhe me detaje sesi do të merrte fund lidhja e tyre, raporton “Daily Mail“. Scott i tregoi mesazhin që Nina i kishte dërguar shoqes së ngushtë e saj, ku studentja me origjinë nga Bullgaria thoshte se do ta linte pasi të shpenzonte 1 mijë apo 2 mijë paund në festën e ditëlindjes.

311E9FE600000578-3443722-Row_Nina_had_sent_a_friend_a_message_claiming_she_would_dump_her-m-6_1455273972990

Ngjarja ka ndodhur më 8 shtator të vitit të kaluar në Angli, ndërsa gjatë gjyqit Scott përveçse tregoi përmbajtjen e SMS-së tha se, kishte shpenzuar mbi 15 mijë paund me të dashurën e tij për rroba dhe pushime. Scott mori mesazhin që solli të gjithë këtë ngjarje nga i dashuri i shoqes së studentes bullgare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura