I çoi atletet djalit në burg, nëna gjen belanë pas kontrollit. Poshtë shollës kishte fshehur…

Aug 15, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

Një nënë e cila tentoi të fuste drogë në burg për të birin, është në telashe, teksa ai që ia shiti, është ndaluar.

burg

Policia e Vlorës ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Ai, më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B dhe kjo e fundit tentoi ti fusë në I.E.V.P e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45 vjeçaren L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura