I braktisur nga familja dhe në situatë rruge, bashkia i vjen në ndihmë 67-vjeçarit

Jan 23, 2022 | 10:59
SHPËRNDAJE

 

i  moshuariNjë i moshuar në situatë rruge është gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës. Pas informacionit nga një qytetar se në mjediset e jashtme të një pallati në lagjen nr1 të qytetit ndodhej një i panjohur në gjendjen e një endacaku kanë shkuar në vend shërbimet e policisë bashkiake.

Menjëherë u morën masat dhe pas kontrollit mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore u strehua përkohësisht në konviktin e shkollës së mesme.

Drejtoresha e konviktit së bashku me personelin vunë në dispozicion akomodimin e qytetarit endacak në një dhomë të veçantë.

Përmes kartës së identitetit, që qytetari e kish me vete mësohet se ai është Ylli Sulejmanasi, 67 vjec, me origjinë nga Staraveci i Dibrës. Mësohet se 67 vjecari ka qenë i martuar në Bajkaj të Delvinës.

I moshuari është baba i dy djemve, por pas divorcit është braktisur nga familja. Në bisedë me të ai tregon jetën e tij dhe falënderon për ndihmën që iu dha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura