FOTO+EMRI/ Iu përmbys zetori, 39-vjeçari që humbi jetën ish anëtar i Këshillit Bashkiak në Fier. Detajet e reja

Nov 19, 2019 | 14:55
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese
Foto ilustruese

39 vjeçari, Benjamin Toro që humbi jetën sot në Fieri la pas gruan dhe tre fëmijë. Siç shkruajnë mediat lokale, Toro me profesion mjek, njihej si pronar i një fabrike vaji në zonë.

Benjamin Toro i cili ka qene edhe anetar i keshillit te bashkise Fier ne legjislacionin e kaluar, u aksidentua mesditen e sotme teksa kishte shkuar me zetor për të marrë ullinjtë e vjelë nga klientët e fabrikës së vajit. Por mjeti u përmbys duke i marrë jetën.

Benjamin Toro

Banorët thone se ishte njeri familjar dhe shumë korrekt. Pak vite më parë i ka vdekur edhe një vella dhe ai iu fut punës në fabrikën e vajit të ullirit, shkruan portali Neoalb.

Humb jetën një 39 vjeçar në Fier, policia jep detajet e para. Ja emri

39 vjeçari, Beniamin Toro ka humbur jetën pasi mjeti mjeti tip “zetor” me të cilin ishte duke udhëtuar është përmbysur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 11:05 në fshatin Drenie, të Patosit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura