Humb betejën me koronavirusin një 21 vjeçar. U kurua disa ditë në shtëpi dhe më pas…(Emri)

Oct 22, 2020 | 23:35
SHPËRNDAJE

Një 21 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. I riu nga Elbasani, Ledian Ceka, ishte i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ndërsa kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

sanatorm

Gazetari i “Panorama” në Elbasan konfirmon se i riu u dërgua gjatë ditës së mërkurë në Spitalin e Sanatoriumit.

Pasi u kuruar disa ditë në shtëpi, i riu u dërgua mbrëmjen e shkuar fillimisht në spitalin e Elbasanit nga ana e familjarëve dhe më pas drejt spitalit Covid2 në kryeqytet. Mjeket e futën menjëherë në intubim por 21 vjeçari nuk mundi dot të mbijetojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura