Horror në familje/ Burri pret sa ikën gruaja, vret në gjumë dy fëmijët dhe pastaj veten

Aug 21, 2018 | 14:15
SHPËRNDAJE

Një tragjedi që nuk mund të gjejë dot një shpjegim që e pranon logjika ka ndodhur në Esperia, ku një 70 vjecar ka vrarë në gjumë dy fëmijët e tij dhe më pas vrau edhe veten, duke kursyer vetëm gruan.

femijet

Mediat italiane bëjnë me dije se Gianni Paliotta priti që gruaja e tij Filomena De Angelis, 58 vjece të dilte nga shtëpia herët në mëngjes dhe më pas vuri në jetë planin makabër.

Me tre plumba pistolete i dha fund jetës së dy fëmijëve dhe vetës, me një qëlloi djalin 27 vjecarin Mariano, një për vajzën Isabella, 19 vjec dhe një në fund për veten.

Isabella, vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka dhe po mbijetonte falë një transplanti me veshkën që i kishte dhënë e ëma.

Mariano, që punonte në Romë në një laborator kimik kishte ardhur për pushime. Nuk dihen ende motivet, por thuhet se i ati nuk e pranonte dot sëmundjen e të bijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura