Horoskopi i datës 6 maj

May 6, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Ditë delikate me Hënën kundër e cila vështirëson gjithçka. Mbi të gjitha në punë, gjatë diskutimit mund të lindin konflikte mbi kompetencat apo interesat e gjithsecilit.  

 DEMI

Bëni një bilanc të llogarisë suaj ekonomike, sepse do të mbeteni të kënaqur e do të fitoni një humor të mirë. Në planin personal, evitoni raportet që mund të vazhdojnë të ecin përpara vetëm për forcë zakoni.


BINJAKET

Mbrëmje e këndshme për të dashuruarit, plot me muzikë dhe kërcim. Sot do të jeni shumë kreativë, e të gatshëm për të eksperimentuar gjëra të reja.

 GAFORRJA

Puna kërkon shumë energji, kështu që do të mbërrini në shtëpi të lodhur, për të dëgjuar fjalët që do të thuhen në familje. Për fat, pavarësisht lëkundjes suaj të humorit partneri do ju kushtojë mjaft vëmendje.

 LUANI

Një mik do ju ofrojë ndihmën e vet, por do të preferoni t’ia dilni vetë mbanë. Mëkat, sepse do të harxhoni më shumë kohë e lodhje. Nëse vëreni se të tjerët ruajnë një distancë nga ju, mos e mundohuni veten me shprehjen “është faji im”.
 
 VIRGJËRESHA

Lërini ujërat të qetësohen, përpara se të përballoni një diskutim të rëndësishëm me partnerin. Kështu do të jetë më e lehtë për të sqaruar ato dyshime që prej disa kohësh ju kanë shoqëruar.

  PESHORJA

Një shpërqendrim i juaji, do të kalojë pa u vënë re, falë nxitimit të të tjerëve. Mos i jepni rëndësi vonesave , sepse keni të gjitha mundësitë për të jetuar momente të këndshme me partnerin.

 AKREPI

Edhe këtë herë suksesi i punës tuaj do të jetë pavarësia me të cilën administroni gjithçka.. Nëse diçka ju pengon rrugës mos hezitoni ta hidhni tej pa i kushtuar kurrfarë rëndësie.

 SHIGJETARI

Të pakën sot nuk mund të thuhet se do ju mungojnë fjalët për të mbështetur kauzën tuaj. Do të jeni të sigurt në intuitën tuaj duke goditur në zemër të atij që ju intereson.
 

 BRICJAPI

Hëna nuk do ju ndihmojë të qartësoni idetë në lidhje me një çështje që e keni mbi shpinë. Më të rinjtë e kësaj shenje do të provojnë emocionet e dashurisë së parë. Ndërsa ata që janë të lidhur, do të kalojnë momente të këndshme në familje.
 

UJORI

 Evitoni të shpërndaheni mes mijëra idesh. Yjet sot ju lejojnë të arrini një objektiv shumë të madh, pavarësisht disa të papriturave që do ju dalin rrugës.

  PESHQIT

Mos nënvlerësoni kapacitetin e dikujt që ndodhet pranë teje. Kështu që do të jetë më mirë të përdorni shumë diplomaci, e mbi të gjitha të jeni realë dhe të sinqertë në ato që do të thoni.
 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura