Horoskopi i datës 27 prill

Apr 27, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi

Mos u dëshpëroni, edhe pse jo me shumë qetësi do të arrini të zgjidhni detyrat tuaja. Nxirrni jashtë dollapit tuaj veshjen më të bukur e hidhuni tek një rast shumë i mirë që ju pret.

Demi

Mërkuri në një aspekt të mirë ju inkurajon për tu prezantuar në mënyrën më të mirë përpara disa personave. Dedikojini pak më shumë orë mirëqenies tuaj fizike.

 Binjaket

Kur ta kuptoni se e keni ekzagjeruar qëndroni të gatshëm për të kërkuar falje. Do të tentoni të fajësoni të tjerët për humorin tuaj të keq, duke i lënduar pa të drejtë.

Gaforrja

Do të merrni lajme të këndshme nga dikush që nuk e dëgjonit prej kohësh. Do ta keni mendjen plot projekte të reja që do të arrini ti realizoni njëri pas tjetrit.

 Luani

Ju duhet të duroni qortimet e partnerit, sepse i janë ngulitur në mëndje gjëra të kota për ty, megjithatë çdo gjë shkon mirë. Do t‘ja dilni të tërhiqni vëmendjen e një personi influent.

Virgjeresha

Sot për ju do të jetë një ditë plot me punë shtëpie.Do të lini pak mbas dore gatimin.Pikërisht ju, më shumë të qëndrueshmit e Zodiakut, do të kaloni momente konfuze dhe do të keni shpërqëndrime.

 Peshorja

Plot besim në vetvete, nuk do të tërhiqeni mbrapa atëherë kur të bëhet fjalë për të marrë iniciativa, dhe me sjelljen tuaj do të dini të fitoni zemren e disa personave që ju interesojnë.

 Akrepi

Hëna do ju ndihmojë të përballoni një situatë jo shumë të lehtë, sepse ndjeheni “të vetëm përballë botës”. Do të shkoni dakord me të gjithë e të bëni hapa përpara deçizivë me personin tuaj të zemrës.

Shigjetari

Keni qëllimet më të mira të mundshme, por jo dhuntinë të kuptoheni qartë nga të tjerët. Nëse do të zgjoheni në një humor të keq, ju leverdis të qëndroni për llogarinë tuaj.

Bricjapi

Gëzojeni në qetësi të plotë atë që keni, sepse po të keni më shumë nuk do të thotë se do të jeni të lumtur. Nëse personi që e keni përzemër do të jetë në një humor jo fort të këndshëm, mos e shqetësoni edhe me problemet tuaja.

Ujori

Gëzojeni në qetësi të plotë atë që keni, sepse po të keni më shumë nuk do të thotë se do të jeni të lumtur. Nëse personi që e keni përzemër do të jetë në një humor jo fort të këndshëm, mos e shqetësoni edhe me problemet tuaja.

 Peshqit

Interesimi i papritur i dikujt do të bëjë që të ëndërroni, por kujtoni që ëndrra është mirë të mbetet e tillë. Mundohuni të jeni më të arsyeshëm si në biznes ashtu edhe në jetën private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura