Horoskopi i datës 25 maj 2018

May 25, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

horoskopiDashi

Ju duhet që të filloni diçka sot, edhe në qoftë se vetëm për të qetësuar dëshirën tuaj për të vepruar. Është një ditë e mbarë për fillime të reja. Bëni diçka interesante.

Demi

Kolegët janë çelësi i suksesit tuaj sot. Zhvilloni atë rrjet social, në mënyrë që t’ju ndihmojë juve që të arrini atje ku ju dëshironi. Njihni persona të rinj në shoqërinë tuaj.

Binjaket

Ju duhet të veproni, nëse doni që të përfitoni më të mirën e energjisë së sotme. Planifikimi është i mirë, por pa ndonjë llojë shtytje. Flisni me partnerin që të keni disa ide.

Gaforrja

Sot do të bëni disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Ju do të flisni me miqtë për të blerë objekte të reja. Kështu do të bëhet një zgjidhje e zgjuar, që gjithçka të duket sa më bukur.

Luani

Sot do të merreni me aspektin social, duke njohur njerëz të rëndësishëm. Në aspektin afektiv tregohuni tolerant me partnerin. Në aspektin financiar bëni ndonjë shpenzim.

Virgjeresha

Ju keni qenë duke vepruar në një nivel sipërfaqësor për një kohë shumë të gjatë. Sot do të realizoni projektin tuaj me sukses. Bëni gjithçka që doni, pasi do të keni disa të ardhura.

Peshorja

Ndjenja juaj e estetikes është tepër e madhe për momentin. Riorganizoni profesionin tuaj. Sigurohuni që projektet tuaja të duken mirë, duke shprehur talentin që ju keni.

Akrepi

Sot një kolegu juaj dëshiron t’i bëjë gjërat në mënyrën e tij. Nëse bashkëpunoni me të, ju duhet të keni ndikimin tuaj në këtë projekt. Ju nuk duhet të jeni tolerant në këtë aspekt.

Shigjetari

Ju keni nevojë që të lini veten të ndiqni idetë tuaja. Shikoni nëse mund të bëni që miqtë t’ju ndihmojnë, ndërsa jeni duke eksploruar. Në aspektin financiar do të keni të ardhura.

Bricjapi

Bëni kujdes për sfiduesit e rinj. Ju duhet të fitoni autoritetin tuaj.  Nuk është aq e vështirë të largoni konkurrencën, për aq kohë sa ju të jeni të parët që e shikoni këtë mundësi.

Ujori

Dallimet kulturore nuk ju bëjnë përshtypje. Disa persona që janë pjesë e shoqërisë, nuk mund të jenë tolerant në këtë aspekt. Flisni me ta, pasi me këto ide nuk mund të kenë shoqëri.

Peshqit

Një person i afërt ka nevojë për ndihmë në aspektin profesional. Është një kohë e mirë për ju, që të bëni një hap përpara. Sigurohuni që energjinë që keni, ta përdorni me sukses.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura