Horoskopi i datës 22 maj

May 22, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi

Nuk duhet të kërkoni përtej mundësive tuaja. Në fushën profesionale gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja.

Demi

Sot do të mund të arrini sukses shumë lehtë tek ata që ju rrethojnë. Do të bënit mirë të përpiqeni të përfundoni projektet e lëna përgjysmë sepse sot është dita e duhur për ti përfunduar me sukses.

Binjakët

Do të jetë një ditë shumë e bukur në të cilën do të dëfreheni shumë. Do të veproni sipas interesave tuaj dhe do të arrini suksesin e dëshiruar

Gaforrja

Sot do ta kuptoni se nuk mund të kryeni të gjitha detyrat që ju ngarkohen brenda një dite. Do të dini të dorëzoheni përpara gjërave të pamundura pa u stresuar.

Luani

Duhet të dini të ndani realitetin nga fantazia. Është dita e duhur në të cilën mund të përdorni aftësitë tuaja për të arritur rezultatet që kërkoni në fushën profesionale.

Virgjëresha

Surprizat do të jenë të shumta dhe ju do të keni iniciativë për aventura ditën e sotme. Duhet ta kuptoni njëherë e mirë se jeni ju që i siguroni vetes siguri, sukses dhe kënaqësi.

Peshorja

Duhet të jeni më tolerant me të tjerët dhe të përpiqeni ti kuptoni drejt ata. Në jetën profesionale suksesi varet vetëm nga ju.

 Akrepi

 Sot do t’ju ofrohen shumë mundësi të reja në fushën profesionale dhe ju do të bënit mirë të përfitoni sepse nuk vijnë përditë. Shprehni të gjitha idetë tuaja pa patur frikë se mund të gaboni.

Shigjetari

Komunikimi me të tjerët do të jetë shumë i hapur dhe i qartë, do të dini të kërkoni dhe të ofroni atë që duhet. Mund ta inkurajoni veten në lidhje me një projekt të fundit sepse do të jetë me siguri i suksesshëm.

Bricjapi

Në punë do të hasni një problem. Mundohuni të jeni sa më të qetë për të arritur ta rregulloni si duhet një çështje pune. Mos u nxitoni për t’i kërkuar ndihmë të tjerëve.

Ujori

Do të jeni i gatshëm sot të mirëprisni surprizat e këndshme dhe të pakëndshme që do t’ju ofrohen. Dita do të jetë e lodhshme por në mbrëmje mund të çlodheni dhe argëtoheni pranë familjes tuaj.

Peshqit

Do të jetë një ditë e mbushur plot me pasion dhe dashuri. Kini kujdes ne punë duhet të dini të kontrolloheni kur shprehni një mendim apo kritik tuajën, sepse të tjerët mund të ofendohen.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura