Horoskopi i datës 19 Shtator 2017

Sep 19, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Nëse i merrni gjërat më me seriozitet, punët që i keni planifikuar do ti realizoni deri në fund, në të kundërtën tërë kjo periudhë do t’ju shkojë me probleme financiare.

DEMI

Do t’ju ofrohet një punë e re e cila premton fitim më të mire. Paratë janë te domosdoshme për ju ne këtë moment, megjithatë do të detyroheni ta kaloni shume kohe jashtë shtëpisë.

BINJAKET

Është kjo një periudhë e shkëlqyeshme për lidhje kontratash. Duhet të kihet kujdes që çdo gjë të jetë ligjore, në të kundërtën do të keni telashe me organet gjyqësore.

GAFORRJA

Vetëm nëse bëni durim do ti kryeni detyrat. Në planin financiar nuk jeni edhe aq mirë, andaj kthejuni planit emocional. Së shpejti do të vijnë ditët më të mira.

LUANI

Këtë periudhë afariste të suksesshme duhet shfrytëzuar maksimalisht. Mos lejoni që për shkak të pakujdesisë dhe për shkak të mungesës se përqendrimit t’ju humbin të gjitha shanset.

VIRGJERESHA

Jeni në një fazë të përparimit financiar. Edhe pse jeni i kënaqur me rezultatet që po i arrini, bashkëpunëtorët po i nevrikosni me cikërrima dhe me perfeksionizëm.

PESHORJA

 Ju pëlqejnë të gjitha punët të cilat nuk ju ndotin duart. Theksin vëreni në punët intelektuale, por edhe në plane për aktivitete të reja. Nervozizmi ndikon edhe në adrenaline.

AKREPI

 Po planifikoni aktivitete të reja afariste. Meqenëse me sjelljen tuaj po i pengoni gjërat, keni rënë në një pozitë të palakmueshme. Shmanguni punës ne ekip.

SHIGJETARI

 Meqenëse deri në imtësitë më të vogla e keni përpunuar planin, suksesi është i sigurt. Do të keni përkrahje nga njerëzit me ndikim, duke bashkëpunuar në grup.

 BRICJAPI

Në qoftë se nuk do të manipuloni disa njerëz, do të arrini rezultate të mira. Puna e re ju sjell fitime të mira. Jeni në formë të mirë. Ruajuni nga lodhja e tepërt.

UJORI

Çdo gjë po vonohet, posaçërisht po vonohen fitimet. Mos u nevrikosni, sepse së shpejti do ta zgjidhni problemin financiar. Nuk po ju ecën mirë as dashuria.

PESHQIT

Një pune e re do të jetë më e mirë nga ajo qe keni bere deri tani. Paratë janë të domosdoshme për ju, ato ju ofrojnë mundësi të pakufishme. Duhet të shfrytëzoni rastin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura