Holanda drejt lehtësimit të masave shtrënguese, pavarësisht infektimeve me Omicron

Jan 25, 2022 | 13:57
SHPËRNDAJE

Qeveria holandeze pritet t’i japë fund një izolimi të rreptë që ka hyrë në fuqi që nga mesi i dhjetorit.

Pritet që Qeveria të njoftojë më 25 janar lehtësim kufizimesh dhe të lejojë restorantet, baret dhe teatrot të rihapen, pavarësisht numrit rekord të infeksioneve me koronavirus.

Kryeministri Mark Rutte dhe Ministri i Shëndetësisë Ernst Kuipers do të shpallin rregullat e reja në një konferencë shtypi pasdite, shkruan The Guardian.

WWWA-e1643111305601-780x439

Mbrëmjen e të hënës, qeveria ​​u këshilloi ekspertëve shëndetësorë dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, të mbështesin fundin e kufizimeve të rrepta.

Pavarësisht infektimeve rekord, ekspertët thanë se varianti Omicron i koronavirusit, i cili tani është mbizotërues në Holandë, “ka një paraqitje klinike më pak kercenuese” sesa varianti Delta.

Studimet tregojnë se shtrimet në spital tek te infektuarit me Omicron janë midis 40% dhe 60% më të ulëta, ndërsa shtrimet në repartin e kujdesit intensiv janë përgjysmuar.

Këshilltarët e qeverisë thanë se baret, restorantet dhe teatrot duhet të lejohen të hapen deri në orën 22:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura