HISTORIKE/ Kirurgët amerikanë implantojnë zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një pacenti 57-vjeçar

Jan 11, 2022 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kirurgët në Shtetet e Bashkuara kanë implantuar zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në një pacient njerëzor, njoftoi të hënën Shkolla Mjekësore e Universitetit të Maryland.

kirurget shba

Procedura u zhvillua të premten dhe teksa prognoza afatgjatë për pacientin 57-vjeçar David Bennett është ende e pasigurt, mjekët e përshëndetën atë si një moment historik.

Bennett, i cili ishte ende në spital duke u rikuperuar, tha para operacionit: “Ose vdisja ose bëje këtë transplant. Unë dua të jetoj. E di që është një goditje në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit.”

kirurget

“Mezi pres të ngrihem nga shtrati pasi të shërohem,” shtoi ai, pasi ka qenë i shtrirë në shtrat për muaj të tërë dhe i lidhur me një aparat bypass-i të zemrës dhe mushkërive.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura