Historia e trishtë e nënës së Adelinës dhe Zanfinës deri në ditën e fundit të jetës

May 1, 2016 | 15:36
SHPËRNDAJE

Të shkruash për të është sikur të nisësh një histori më vete. Të gjithë e kanë njohur si emër, por shumë pak si figurë. Ishte ajo femra, e cila qëndronte mbrapa suksesit të vajzave të saj, por që asnjëherë nuk shfaqej në ekran, edhe pse deri në momentin e fundit kishte pasur shumë oferta. Dëshironte të mbetej mister dhe kuriozitet për njerëzit. 25 prilli do të mbetet gjatë në kujtesën e Adelinës, Emës e Zanfinës, si dita më e kobshme për gjithë jetën e tyre në momentin që e humbën më të dashurën, nënën.

Në funeralin e saj, pas 30 vitesh, krah vajzave shfaqet babai i tyre, Rexhepi, i cili i kishte lënë të vetme, duke jetuar larg tyre. Edhe pse ai më pas ishte kthyer në Kosovë, duket se e ëma nuk kishte lejuar që vajzat, të cilat i kishte rritur e vetme, t’ia jepte ish-bashkëshortit. Ndonëse ndër vite shumë media kanë vënë pikëpyetje se ku është babai i Adelinës dhe Zanfinës, ai është gjallë dhe është një biznesmen shumë i suksesshëm.

htrtrgh

MENAXHERJA E PARË FEMËR, LUFTA NDAJ BURRAVE

Mona ishte plot energji, një femër që ka thyer barriera të fuqishme në kohë shumë të vështira. Filloi punën si bibliotekiste në Prishtinë, por nga sistemi u nxor nga puna duke mbetur në shtëpi bashkë me tri vajza të vogla. Sakrifica për të mbijetuar në momentin kur pranë vetes nuk kishte bashkëshortin, i cili tashmë ishte divorcuar, ishte e madhe. Megjithatë, nuk u mbyll në shtëpi dhe të qajë, por vazhdoi luftën e ekzistencës për të nxjerrë në dritë vajzat e saj të vogla, të cilat sot kanë pushtuar zemrën e gjithë shqiptarëve.

mona2

Lufta e saj ndaj botës maskiliste që atë kohë ishte e ashpër, bëri që të thyejë shumë barriera, duke u shfaqur si menaxherja e parë femër në trojet shqiptare në momentin që kishte nisur të organizojë karrierën e vajzës së madhe, Adelinës. Nga shumëkush u paragjykua, por ajo nuk u ndal. E bëri Adelinën emrin më të përfolur dhe më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, e pas saj edhe vajzën e vogël, Zanfinën.

KANCERI I MORI JETËN, NË VARRIM SOLIDARIZOHEN EDHE KOLEGËT E VAJZAVE

60 vite jetë duket se shkuan shpejt. Ditën e martë, kur edhe ishte varrimi i saj në Prishtinë, një numër i madh i të pranishmëve kishin ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Monës. Nga xhirimet televizive që ndiqnin nga afër ceremoninë mortore, shihej se kishte edhe shumë fansa të këngëtareve që kishin udhëtuar nga Shqipëria e Maqedonia, ndërsa tri vajzat e veshura në të zeza prisnin njerëzit për ngushëllime.

Ishin aty Sabri Fejzullahu, Blero, Shkurte Gashi, Fjolla Morina, Gili me bashkëshortin, Rapsione, Dhurata Dora, dy djemtë e ish-presidentit Rugova, Mendimi dhe Uka, dizajnerja Blerina Kllokoqi Rugova, deputeti Ismet Beqiri e Fisnik Ismaili e shumë personalitete të tjera. Mona, viteve të fundit ishte e sëmurë nga shtylla kurrizore dhe sytë. Duket se sëmundja e nënës kishte detyruar që dy vajzat e famshme këngëtare të mbyllen, duke mos realizuar projekte muzikore e as koncerte, siç ishim mësuar të shohim Adelinën dhe Zanfinën prej vitesh tashmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura