“Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta veprën e ndritur të Rugovës”-Meta homazhe pranë varrit të tij

Jan 19, 2020 | 13:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë varrit të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

82758734_2752813381431584_2959075030622797824_o

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetese në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.

Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”, shkruan Meta.

82344194_2752813654764890_3503012306286018560_o 83084540_2752813478098241_3157620442320076800_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura