Histori suksesi/Nga punëtor në industrinë e çelikut në miliarder, si po korrin sukses në pandemi markat e lira

Oct 17, 2020 | 14:17
SHPËRNDAJE

Çdo krizë ka dy anët e medaljes. Edhe pandemia siç varfëroi njerëz, ka prodhuar edhe miliarderë si kinezi Ye Guofu, i cili në rini ka punuar në një fabrikë çeliku.

85

Ye Guofu themeloi Miniso Group, i cili doli në Bursën e New York-ut në mes të javës dhe mblodhi 608 milion dollarë.

Të dy, ai dhe gruaja e tij, të cilët mbajnë gati 65% të aksioneve në grup, e panë kompaninë të vlerësuar më shumë se 4 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Grupi Miniso shet një larmi artikujsh shtëpiakë me çmimet më të ulëta, nga shapkat te llambat, me dizajne të thjeshta dhe me shumë ngjyra.

Megjithatë, Miniso ka qenë e përfshirë në mosmarrëveshje ligjore me LVMH rreth kopjimit të modeleve të kësaj të fundit  dhe me kompani vendase kineze, të cilat I akuzon për shkelje të së drejtës së autorit.

Shumë njerëz në pandemi humbën punën e tyre ose ishin të papunë dhe nuk blenë gjëra të shtrenjta.

Më shumë se 95% e produkteve Miniso kushtojnë më pak se 7.44 dollarë dhe u drejtohen të njëjtëve njerëz si Primark në Mbretërinë e Bashkuar, Don Quijote në Japoni dhe Dollar General në SH.B.A.

Nuk është rastësi që kompani si Miniso po lulëzojnë në recesionin global, si për shkak të çmimeve ashtu edhe për shkak se konsumatorët po kthehen drejt Internetit.

Për më tepër, zakonet duket se ndryshojnë nga një brez në tjetrin, duke preferuar të kursejnë sesa të hedhin mbeturina.

Duke marrë parasysh që zinxhirët e zbritjeve filluan gjatë krizës financiare ndërkombëtare dhe që nga ajo kohë po rriten me shpejtësi.

Dhe kjo mund të shihet në çmimin e paguar nga dyqanet zinxhir me çmim të mesëm, disa prej të cilave kanë falimentuar, të tilla si American Brooks Brothers dhe J.Crew, por edhe krahu amerikan i kompanisë emblematike japoneze Muji.

Sipas firmës kërkimore Euromonitor International, Miniso tani mbulon gati 60% të pjesës së tregut të Kinës në dyqanet e përgjithshme të mallrave, përveç supermarketeve.

“Pandemia është duke thithur fuqinë blerëse të njerëzve në të gjithë botën.Tani për tani Miniso është në një pozicion avantazhues. Sa më shumë të thellohemi në  recesion, aq më shumë mundësi rritjeje do të kenë markat e lira” kështu që ata janë duke u përqëndruar në marka me vlerë të parave,” tha Ye Guofu, për Bloomberg News.

Në debutimin e saj në Bursën e Nju Jorkut, aksionet e Miniso u rritën me 25% fillimisht dhe më pas u ngushtuan në 4.4%, duke u mbyllur në 20,88 dollarë.

Gjigandët kinezë të teknologjisë së lartë, të tillë si grupi i ndryshëm i Tencent dhe firma e investimeve të fondeve mbrojtëse Hillhouse Capital, investuan bashkërisht 1 miliard juanë në Miniso në vitin 2018.

Tani secili mban një pjesë prej 4.8%,  ose 614 milion dollarë, që do të thotë se për dy vjet kthimi i investimit të tyre është katërfishuar.

Sidoqoftë, ironia e fatit është se Ye, emri i të cilit në gjuhën vendase do të thotë “i pasur”,  e nisi si punëtor industrial në një fabrikë tubash çeliku, pastaj shitës dhe në fund një biznesmen, i cili pa dyqanet e zbritjeve në Japoni dhe i zhvendosi ato në Kinë.

Miniso ka 4200 dyqane, 60% e të cilave janë në Kinë dhe pjesa tjetër janë të shpërndara në 80 vende.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura