Histori shqiptare/ Rrëfimi i 17 vjeçares: Shkova në Gjermani për azil se babai donte të më martonte me djalin që s’e njihja

May 4, 2015 | 13:36
SHPËRNDAJE

Mediat lokale në Gjermani janë të mbushura me histori të azilkërkuesve shqiptarë, që shkojnë në këtë vend në kërkim të një jete më të mirë.


DomRadio ka përgatitur një reportazh për Anën, një adoleshente nga Tirana, e cila mbërriti vetëm në Frankfurt.

Pak përpara se të mbushte 17 vjeç, babai kërkonte ta martonte Anën.

“Nuk e njihja djalin, por kështu është tradita,” thotë ajo.

Nëna e saj e ndihmoi që të arratisej.

Me një vizë tremujore, ajo hipi në një autobus për në Frankfurt.

“Sapo mbërriti këtu, shkoi direkt në polici,” shkruan DomRadio.

Sipas portalit, Ana nuk rrezikon të deportohet, edhe nëse nuk merr azil.

Për minorenët ekziston një leje e veçantë qendrimi.

Ndërkohë Ana ka zënë dy shoqe këtu dhe nuk e heq nga dora kryqin e argjendtë.

Ajo thotë se në Tiranë nuk kthehet sepse e vret babai.

Botasot

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura