Hetim TIMS-it në 2 dogana për vërtetësinë e vulave të Çapjes

Aug 20, 2012 | 14:13
SHPËRNDAJE
Gentian Beqiri

Provat e paraqitura në Gjykatë nga dy të dyshuarit e vrasjes së Gentian Beqirit më 15 gusht, do të verifikohen nga Prokuroria e Elbasanit.

Mësohet se veprimi i parë i punës së prokurorëve të kësaj çështjeje do të jetë verifikimi në sistemin TIMS i pretendimit të Florenc Çapjes. Ai paraqiti në Gjykatë pasaportën e tij, bashkë me vulat përkatëse në doganën e Qafë- Thanës dhe atë të Maqedonisë, çka konfirmonte se ditën e vrasjes ai ka qenë në Ohër. Një grup ekspertësh do të niset drejt Maqedonisë dhe do të kryejë një hetim në lidhje me provat e paraqitura nga mbrojtja e 31-vjeçarit, i cili rezulton të jetë pa precedentë të mëparshëm penalë. Siç mësohet, Prokuroria do të kërkojë, veç sistemit TIMS që dokumenton vulën e hyrjes dhe daljes së Çapjes në Qafë- Thanë, edhe pamjet filmike që të vërtetojnë prezencën fizike të tij në këtë pikë të kalimit kufitar. E njëjta procedurë do të kryhet edhe në doganën maqedonase. Më tej, do të verifikohen pamjet filmike në një hotel të Ohrit, ku mbrojtja e Florenc Capjes pretendoi dhe paraqiti si provë në Gjykatë, se klienti i tij kishte konsumuar mëngjesin pak para se të ndodhte krimit….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura