“Hetim me qasje politike”, Erdogan sulmon UEFA-n: Përshëndetja ushtarake është e drejta e lojtarëve…

Nov 7, 2019 | 16:55
SHPËRNDAJE

Përshëndetja ushtarake e lojtarëve të Turqisë, pas golave të shënuar në ndeshjet me Shqipërinë dhe Francën, po hetohet nga UEFA.  Lojtarët me përshëndetjen e tyre respektonin ushtarët, të cilët ishin në luftë me Sirinë dhe solli polemika në të gjithë botën.

Turqia555

Për këtë çështje, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar dhe e ka quajtur vendim të padrejtë nisjen e hetimit nga ana e UEFA-s.

“Është një hetim i padrejtë dhe diskriminues, me qasje politike. Është e drejta e lojtarëve për të respektuar ushtarët e vendit të tyre pas një fitoreje, apo goli. Një sportist që na përfaqëson jashtë i nënshtrohet ushtrisë fillimisht. Kjo është qasja jonë politike, ndaj klubeve turke dhe përfaqësueses”, shprehet presidenti turk.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura