Harper Lee, legjendë vetëm me një libër

Feb 26, 2016 | 11:02
SHPËRNDAJE

Ajo e vulosi emrin e saj në historinë e literaturës që me novelën e parë “To kill a mockingbird”, në vitin 1960. Ky është ndër librat më të famshëm dhe më të lexuar në botë, në bazë të të cilit është realizuar edhe filmi me të njëjtin titull. Ky libër, që në shqip përkthehet “Të vrasësh zogun përqeshës”, u bë një tekst përkufizues për letërsinë e shekullit XX dhe për shqetësimet racore në Jugun e SHBA-ve.

harper li 1

Autorja legjendare Harper Lee ka ndërruar jetë të premten mbrëma, në Monroeville të Alabama–s, në moshën 89-vjeçare. Vdekjen e autores e ka konfirmuar kryebashkiaku i këtij rajoni, Mike Kennedy. Lee apo Nelle, siç njihej prej njerëzve të afërt, prej vitesh jetonte në një azil, pak kilometra nga shtë- pia ku ajo ishte rritur. Lee nuk ishte martuar asnjëherë, nuk ka pasur fëmijë dhe trashëgimia e saj më e madhe mbeten botimet.

Duhet theksuar se, ajo është ndër rastet e rralla që ka arritur të mbajë famën për gjysmë shekulli me vetëm një libër, siç ishte “Të vrasësh zogun përqeshës”, i cili ka shitur 40 milionë kopje dhe është përkthyer në 40 gjuhë. Vetëm vjet ajo ka mundur të publikojë një libër të dytë “Go set a watchman”, një sukses i jashtëzakonshëm gjithashtu. Agjenti i saj letrar, Andrew Nurnberg, u shpreh me anë të një deklarate se: “Kemi humbur një shkrimtare të madhe, një mike të madhe dhe një fener të integritetit”.

“Duke e njohur Nelle-in vitet e fundit ka qenë jo vetëm kënaqësi, por një privilegj i jashtëzakonshëm. Kur e pashë gjashtë javë më parë, ajo ishte plot jetë, mendja e saj dhe zgjuarsia ishin më të mprehta se kurrë. Ajo po citonte Thomas More–in dhe më çoi drejt e në historinë e Tudor-ëve”, shtoi ai.

harper libri

Ndërsa Michael Morrison, botuesi i saj në HarperCollins US, ka thënë: “Bota e njeh Harper Lee-në si një shkrimtare brilante, por çka shumë njerëz nuk dinë është se ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, me një gëzim të madhërishëm, përulësi dhe mirësi. Ajo e jetoi jetën në mënyrën që deshi- në privatësi- rrethuar nga libra dhe njerëz që e deshën”.

“TË VRASËSH ZOGUN PËRQESHËS”

Suksesi i madh i librit “To kill a mockingbird”, i cili u publikua më 1960 dhe fitoi çmimin “Pulitzer” për novelën më të mirë fiksion, e ka bërë Harper Lee një nga figurat më të famshme letrare, por që autorja asnjëherë nuk deshi ta pranonte legjendën e saj. “Kurrë nuk kam pritur ndonjë lloj suksesi me ‘Mockingbird’. Unë isha duke pritur që novela ime të vdiste në duar të lexuesve, por në anën tjetër, kisha një shpresë se dikush do ta lexonte atë dhe do të më inkurajonte”, tha ajo gjatë një interviste të rrallë në një radio amerikane, në vitin 1964.

Lee ishte shumë e rezervuar në prononcime dhe gjithnjë ka qëndruar me fanatizëm larg vë- mendjes mediatike. Filmi, i realizuar në bazë të novelës, është nominuar për 8 çmime “Oscar”, duke i fituar 3 (Gregory Peck për aktorin më të mirë, Horton Foote për skenarin më të mirë të bazuar në libër, si dhe Golitzen, Bumestad dhe Emert për drejtimin artistik). Dorëshkrimi i vazhdimit të “To kill a mockingbird 1960”, i titulluar “Go set a watchman” (shko vendose një rojtar), u zbulua dhe u botua në vitin 2015, ndonëse në realitet ishte shkruar para novelës 55-vjeçare.

“To kill a mockingbird” zhvillohet në qytezën e vogël Maycomb, në Jugun e Amerikës së mposhtur nga depresioni. Zezaku Tom Robinson akuzohet pafajshëm për dhunimin e një gruaje të bardhë. Avokati Atticus Finch e mbron Robinsonin në gjyq. Histeria e nxitur nga ky rast dhe kërkimi i drejtësisë nga babai prezantohen përmes syve të Scout, vajzës gjashtëvjeçare të Finch. Vepra trajton çështjet e racës, klasës dhe ballafaqimit me jetën reale.

PERSONAZHET REALË TË LEE

Lee u lind në Monroeville më 1926–n (ku edhe vdiq) dhe u rrit nën tensionin e izolimit. Si fëmijë ajo e kalonte verën me një tjetër shkrimtar aspirant, Truman Capote, i cili çdo vit vinte të jetonte në shtëpinë ngjitur me të sajën dhe që më vonë, e ftoi Leenë ta shoqëronte në Holcomb të Kansas-it, për ta ndihmuar në kërkimin për librin e tij të vitit 1966 “In cold blood”. Figurën e djalit të vogël Dill në Mockingbird, Lee e kish modeluar pikërisht sipas shokut të saj të fëmijërisë, Capote-s.

Shkrimtarja ishte më e vogla e fëmijëve të avokatit Amasa Coleman Lee dhe Frances Finch Lee. Babai i shërbeu si model për Atticus Finch–in, dinjiteti i të cilit luftoi në sallën e gjyqit në përfaqësimin e njeriut me ngjyrë, Tom Robinson, të akuzuarin e pafajshëm për përdhunim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura