Hapja e negociatave në rrezik? Gazetari i EuReporter: Rama e ka gati fajtorin, Basha dhe…

Nov 22, 2017 | 15:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë thotë se vendi i tij është “nuk është më kryeqyteti i kanabisit” të Evropës, shkruan Martin Banks, ne nje artikull publikuar ne EuReporter.

rama-basha11 (1)

Por, në një letër drejtuar krerëve të BE dhe kryetarëve të shteteve, Edi Rama pranon se “ka shumë për të bërë” në luftën kundër krimit të drogës në Shqipëri, vijon shkrimi.

Sipas tij, mesazhi i Rames vjen në prag të një samiti në Bruksel muajin e ardhshëm ku liderët e BE pritet të deklarohen mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të rrepta të pranimit në BE.

Masat e ashpra kundër krimit të organizuar, duke përfshirë trajtimin e kultivimit të drogës, ishte një nga pesë kushtet kyçe të përcaktuara nga Komisioni në dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në 2014.

Letra e Rames, një kopje e së cilës e poston edhe gazetari ne shkrimin e vet, vjen pas një analize të kohëve të fundit të kultivimit të kanabisit në vend.

Ne te flitet per raportin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ne bashkepunim me Guardia di Finanzia te Italise, ku thotë se “pas një dekade të kultivimit dhe shpërndarjes së pakontrolluar” të kanabisit situata tani është nën kontroll.

Sipas raportit, “kur dhe ku ka vullnet politik, vendosmëri dhe përkushtim ndaj objektivave dhe paligjshmërisë, gjithçka është e mundur”.

Ne shkrimin e tij gazetari citon një burim te afërt me kryeministrin qe flet per kryedemokratin Lulzim Basha, partia e te cilit është akuzuar për drejtimin e një fushate për të diskredituar përpjekjet e qeverisë kundër drogës.

“Basha është akuzuar se ka shmangur diskutimet për eliminimin efektiv të kultivimit të kanabisit,” shkruan gazetari, duke shtuar: “Burimi tha se ‘media e Bashës po bën përpjekje për të diskredituar përpjekjet tona, çka mund të vendosë në rrezik hapjen e negociatave me BE-në. Ai po përpiqet që të mbulojë rolin e ish-qeverisë së tij në lejimin e zhvillimit të këtij problemi në vend të parë’”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura