Hapja e negociatave/ Basha: Sinjal shprese për shqiptarët, por duhen bërë detyrat e shtëpisë. Në Europë nuk ecet me propagandë

Mar 28, 2020 | 17:51
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar “dritë jeshile” dhe sinjal shprese për shqiptarët hapjen e negociatave.

Në një intervistë me Skype për emisionin “kjo Javë”, Basha tha se duhen bërë detyrat e shtëpisë, duke shtuat se në Europë nuk “ecet me propagandë”.

basha]

“Hapja në parime dritës jeshile sinjal i qartë shprese për çdo shqiptar, por ajo që nuk na duan ata, por ne duhet të bëjmë detyrat. Në Europë nuk ecet me hilera e propagandë, por duke bërë detyrat e shtëpisë që forcojnë edhe shtetin e së drejtës. Për reformën zgjedhore, javët që kemi lënë pas kanë qenë të ngarkuara, thirrja ime është që puna të vazhdojë, kjo reformë dhe reformat e tjera nuk do të kanë asnjë vlerë nëse nuk zbatohen”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura