Halimi: Të votojmë të enjten ligjin që pengon personat me të shkuar kriminale të kandidojnë, Balla: Verifikoni listat, 7 emra të PD me probleme

Apr 27, 2015 | 15:23
SHPËRNDAJE

Opozita në mbledhjen e rradhës të komisionit për procesin e dekriminalizimit ka kërkuar që në seancën e së enjtes në Kuvend të miratohet ligji që pengon personat me të shkuar kriminale të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Mazhoranca në këtë komision ka kërkuar kohë për leximin e draftit të paraqitur sot në komision nga opozita, duke thënë se rregullimet e përkohshme do të bëhen në qershor, teksa ka bërë me dije se ka verifikuar listat zgjedhore për të penguar që të tilla figura të jenë pjesë e garës në zgjedhje.

Bylykbashi në komision

Kreu i komisionit Oerd Bylykbashi tha se i kanë nisur ftesë institucioneve ndërkombëtare të asistojnë procesin e dekriminalizimit. “Shkresa ëhstë nisur, së shpejti presim përgjigjen e tyre. PD, pr/ligj që pengon kandidimin e personave me rekorde kriminale”, tha Bylykbashi.

Nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i PS Taulan Balla teksa i kërkoi PD që draftin e propozuar ta çojë në Kuvend, tha se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane ka bërë verifikime “shumë serioze të kandidaturave dhe listat për anëtarë të këshillit që kësaj poblematike t’i dilet përpara, ndoshta edhe me dyer të mbyllura do doja ta informoja komisionin edhe me emra konkret që kanë qenë mbajtës të zyrave publike edhe drejtues bashkie që s’janë kandidatë, se procesi ka nxjerrë problematikë të këtij konteksti”, tha ai.

Deputeti i PD Halimi tha se procesi për ta ndalur kandidatë me të shkuar kriminale të moskandidojnë në zgjedhjet e 21 qershorit është emergjent.

“E pesta mbledhje që vazhdojmë me retorikë sa të mirë jemi ne, sa të mirë janë ata. Ndërkohë që qytetarët dhe partnerët po e thonë qartë se procesi është emergjent. S’jam dakord me Ballën…Fundi i qershorit është larg…‘Ç’ti bëjmë neve këtyre? Është me të shkuar kriminale por na e zgjodhi populli…’. Ndaj është emergjente. Hapat konkrete janë propozime ligjesh. Kemi propozuar një ligj t’paktën 2 muaj para. 2 muaj heshtje…Është e thjeshtë: Jeni dakord ju që një person i cili ka qenë i dënuar për një krim më përpara të kandidojë në zgjedhjet e 21 qershorit? Të miratojmë të enjten e ardhshme të kalojë në parlament”.

Sipas Halimit opozita ka vullnet dhe ka propozuar hapa konkretë për procesin e dekriminalizmit. “Nga pala tjetër vetëm retorikë…qytetarët presin hapa konkrete…Tryeza s’bëjmë dot për zgjedhjet e 21 qershorit”.

Balla: Retorikën po e bën ti.

Halimi: Se ke parë për tre ditë?

Balla: Se kam parë…s’rri me ty. Draftin e solli prara 17 minutash. Nuk hyj në paragjykim, por i thashë ma lini ta lexoj.

Halimi: Pyesni Blushin…

Balla: Pyesim Blushin edhe Gridën…

Balla-Halimit: Ti për zhurmë paguhesh….Nuk futet të enjten se ka procedura…I jam drejtuar prokurorisë me emra të propozuar prej jush. Keni 7 kandidatura me probleme, por s’po i bëj me dije tani. Propozoj ta ndërpresim e ta lexojmë draftin.

Halimi: Detyra jonë s’është as të bëjmë skrutimimin e PS e as të PD, por të hartojmë raporte ligje që i mundësojnë atyre me të shkuar kriminale që janë në detyrë të largoehn dhe t’i pamundësojmë ardhjen të tjerëve. Se çfarë bën ti në PS…është tërësisht e jotja. Doni t’i hidhni hi në sy…

Bylybashki tha se opozita është e vendosur ta çojë deri në fund procesin e dekriminalzimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

alegri