Hakerimi i GTA 6 dhe disa kompanive të tjera, i riu i akuzuar është një adoleshent shqiptar! Është duke u gjykuar për 12 vepra penale (EMRI)

Jul 16, 2023 | 19:50
SHPËRNDAJE

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, duke përfshirë Uber, Nvidia dhe zhvilluesin e GTA 6 Rockstar, është një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arion Kurtaj.

Capture-36

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ai ishte 17-vjeç kur ishte pjesë e grupit të hakerave Lapsus$, kur publikuan pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Ai është duke u gjykuar për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik.

Sipas agjencisë mediatike Reuters, adoleshenti hakoi Rockstar dhe dërgoi një mesazh Slack për të gjithë stafin e Rockstar, duke kërcënuar se do të lëshonte kodin burimor.

Por nga ana tjetër, bëhet me dije se i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatrit, dhe sipas tyre është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Ndaj një juri do të vendosë vetëm nëse është ai që i ka kryer krimet, dhe jo nëse është apo jo fajtor.

Kurtaj ka pranuar më parë fajësinë për një akuzë të mashtrimit dhe dy vepra penale sipas Ligjit për Keqpërdorimin e Kompjuterit, si dhe për shkeljen e kushteve të lirimit me kusht.

Përveç GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar ata se do të publikojë kodet source në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura