“Gusht e n’fest”, festa me sponsor dhe pije ekskluzive birra “Korça”, ja çfarë do ndodhë përgjatë ditëve të festivalit në Gramsh

Aug 17, 2023 | 20:08
SHPËRNDAJE

Në Gramsh ka çelur siparin festivali “Gusht e n’fest’ një aktivitet që do mbahet për 4 ditë me radhë dhe që sivjet po merr një përmasë mjaft të madhe. Kjo festë organizohet në këtë qytet nga Bashkia Gramsh dhe këtë vit sponsorizohet nga Birra Korça, që është pija ekskluzive e festës.

BIRRA-KORCA-1-768x509

Në çdo tavolinë feste dhe gëzimi prezente do të jetë vetëm birra Korça, më e mira birrë shqiptare, por edhe zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Raportohet se zërat më të njohur të muzikës së lehtë dhe popullore, si Eranda Libohova, Soni Malaj, Era Rusi, Armaldo Kllogjeri, Maja, Avni Lushka, këngëtari grek Pano Psaltis, etj do të performojnë për të gjithë ata që zgjedhin Gramshin në këto ditë gushti.

Qytetarët do të kenë mundësinë të argëtohen e të përfshihen në organizimet e shumta dhe të veçanta të planifikuara për 4 ditë me radhë, si panaire me produkte vendase, hiking, kajak, shfaqje filmash, paradë motoristësh, ndeshje futbolli dhe koncerte.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura