Grupi parlamentar i PD-së mbledhje të jashtëzakonshme në 20:00

Mar 5, 2015 | 18:00
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike prej orës 20:00 po mban një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pritet të vendoset qëndrimi që do të mbajë selia blu mbi situatën e krijuar, pas deklaratave të deputetit të përjashtuar nga PS, Tom Doshi.

Basha ne mbledhje grupi te PD

Partia Demokratike akuzon ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për fshehje të krimit dhe për negociata private me personin që sipas Doshit pretendon se i ka rrëfyer se i është kërkuar të vrasë kundrejt pagesës dy deputetët të Kuvendit, me porosi të kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Opozita sot në seancë plenare kërkoi dorëheqjen e Metës. 

Për PD-në shteti është jo funksional dhe skenarë të tillë kriminaliteti janë të patolerueshëm dhe të papranueshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura