Grupi i BE-së për vizat, sot në Kosovë. Ja çfarë do vlerësohet

Sep 25, 2018 | 8:37
SHPËRNDAJE

Grupi Punues për Vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian të martën dhe të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër progresin e institucioneve kosovare në sundimin e ligjit dhe të çështjeve tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave.

vizat_1537853613-5940585

Ministrja Dhurata Hoxha ka thënë se janë përgatitur materialet e nevojshme për ta njoftuar këtë Grup për progresin e arritur

Grupi Punues për Vizat (COWEB), i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë për të parë nga afër punën që është bërë nga institucionet kosovare sa i përket reformave, posaçërisht rreth sundimit të ligjit dhe të aspekteve tjera që ndërlidhen me këtë proces.

Pas mbështetjes nga COWEB çështja e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën kalon në nivelin e ambasadorëve, që njihet si COREPER dhe në fund kërkohet miratimi nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura