Greqia njoftoi ndërtimin e parqeve detare në Jon dhe Egje, Turqia kërcënon: Veprime të njëanshme, jemi të gatishmëri për…

Apr 18, 2024 | 14:39
SHPËRNDAJE

Turqia dhe Greqia nuk po gjejnë paqe të përhershme me njëra-tjetrën, me Ankaranë e cila përshkallëzuar kërcënimet e saj, pasi shteti helen njoftoi krijimin e dy parqeve detare në Jon dhe Egje.

TurqiII

Burimet e Ministrisë së Mbrojtjes turke thonë se janë në gatishmëri për të “mbrojtur të drejtat, interesat dhe përfitimet tona në Egje dhe për të parandaluar përpjekjet e Greqisë për të vendosur një regjim të njëanshëm” në lidhje me parqet detare, shkruajnë mediat greke.

Sipas një raporti të gazetës turke Hurriyet, burime në Ministrinë e Mbrojtjes së fqinjit i kanë dhënë këto përgjigje pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përpjekjen e Greqisë për të shpallur parqe detare:

“Më 8 Prill 2024 u njoftua nga Ministria e Jashtme greke se do të shpallen dy parqe të mëdha detare në detin Egje dhe atë Jon. Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë iniciativat e nevojshme diplomatike në lidhje me parqet që planifikohen të shpallen dhe deklaroi se veprimet e njëanshme për çështjen e ishujve, ishujve dhe shkëmbinjve, sovraniteti i të cilëve nuk është dhënë me traktate (EGAYDAAK) nuk do të pranohen dhe nuk do të ketë asnjë efekt juridik. Si Ministri jemi në gatishmëri për të mbrojtur të drejtat, interesat dhe përfitimet tona në Egje dhe për të parandaluar përpjekjet e njëanshme për të vendosur një regjim grek”.

Kjo situatë vjen në një kohë kur kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis po përgatit për një vizitë në Turqi, e cila tanimë vihet në dyshim.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura