Greqia hap kufijtë për 29 vende nga 15 qershori, mes tyre edhe me Shqipërinë. Të gjithë vizitorët do të…

May 29, 2020 | 12:40
SHPËRNDAJE

Greqia do të hapë kufijtë me 29 vende duke filluar nga 15 qershori, për turistët me fluturime Athinë dhe Selanik.

Lista e 29 vendeve u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morën parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimi përkatës i Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

e000fabf-0155-4875-8f54-4fcfd5f701d4

Në këtë listë përfshihen vendet e Ballkanit, Gjermania, por edhe vende më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Në detaje, lista e vendeve , bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit e Greqisë është si vijon: Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Çeke, Finlanda.

Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen.

Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura