Greqi/ Gruaja mbante nënën e vdekur në dollap prej 3 javësh

Jul 31, 2020 | 19:06
SHPËRNDAJE

Një grua 58-vjeçare jetonte me nënën e saj të vdekur që nga 7 korriku në Kallithea të Greqisë.

spiti_kallithea

Kur vdiq nëna 92-vjeçare, vajza 58-vjeçare e mbështolli atë me najlon dhe e futi trupin në dollap.

Sidoqoftë, erë e keqe që buronte nga apartamenti në katin përdhes dita ditës bëri që fqinjët të pyesnin, edhe për faktin se dy gratë ishin zhdukur nga lagja ku kishin jetuar për dekada.

58-vjeçarja fillimisht pretendoi se kishte ngordhur një mace, megjithatë, përgjigjja e saj nuk ishte bindëse, kështu që u thirrën shërbimet sociale dhe policia.

Kur oficerët e rendit shkuan në shtëpi gjetën gruan e vdekur në dollap. Vajza pretendoi se e mbante nënën e saj të vdekur në shtëpi sepse nuk kishte para për varrosjen.

Ekzaminuesi mjekësor pritet të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së gruas së moshuar. Sipas ERT, prokurori urdhëroi burgosjen e 58-vjeçares në një klinikë psikiatrike.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura