Greqi, gazetari i “Lista Legarde” doli në gjykatë

Nov 2, 2012 | 10:21
SHPËRNDAJE

Gazetari grek, Kostas Vaksevanis, doli dje para gjykatës në Athinë ku mbrojti vendimin e tij për të publikuar mbi 2 mijë emrat e grekëve me llogari bankare në Zvicër, si e drejta e publikut për informim. Ai akuzohet se ka thyer ligjet për privatësinë me publikimin e listës, disa prej emrave të së cilës ishin politikanë e biznesmenë të njohur grekë. Vaksevanis tha për “BBC” se politikanët e përfshirë në listë duhet të hetohen për mbajtjen sekret të pasurisë së tyre dhe mosdeklarimin e mënyrave të pasurimit. Publikimi i listës nga Vaksevanis ka nxitur hapjen e debateve përse nuk kanë vepruar deri tani dy ministra financash për hetimin e kësaj liste, kur vende të tjera që e kanë marrë atë, si Franca dhe Spanja, kanë proceduar disa persona për evazion fiskal. Mediat po akuzojnë qeverinë për mungesë angazhimi dhe luftë joreale kundër korrupsionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura