Grabitja e bankës në ish-Bllok, lirohet djali i Nehat Kullës: S’ka prova

Oct 18, 2016 | 16:00
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës liroi sot Robert Kullën, i cili ishte i dyshuar për grabitjen e një nga bankave të nivelit të nivelit të dytë në ish-Bllok.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sot ishte dita e fundit e masës së sigurisë ‘arrest me burg” prej 45 ditësh.

Pas 45 ditësh në arrest me burg, gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që Kulla të rezultojë të jetë një nga autorët e dyshuar.

kulla

Më 3 tetor Gjykata e Tiranës dha një masë sigurie shtesë për Robert Kullën pas masës së parë prej 30 ditëve.

Djali i Nehat Kullës dhe dy të dyshuarit e tjerë, Roland Liti dhe Alan Babameto, mohuan të kenë “gisht” në vjedhjen e 20 mln lekëve nga një bankë në Bllok më 8 gusht të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura