Grabitja e bankës në ish-Bllok, Apeli refuzon lirimin e djalit të Nehat Kullës

Sep 20, 2016 | 15:46
SHPËRNDAJE

Gjykata e Apelit refuzoi sot kërkesën e Robert Kullës, djali i Nehat Kullës, për lirimin nga qelia. Kulla u prangos më 30 Gusht pas dyshimeve se ishte i përfshirë në grabitjen e bankës në zonën e ish-Bllokut.

banka

Pak ditë më parë, gjykata e Shkallës së Parë vendosi si masë sigurie 1 muaj burg.

Kulla pretendon se ditën kur është grabitur banka ai nuk ka qenë në Tiranë, por me pushime.

Sipas dëshmisë së tij, paratë e gjetura në banesë janë nga qiratë e tre bizneseve të cilat ai i ka në pronësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura